15% e foshnjave lindin pa frymëmarrje-Mjekët: Duhen njerëz të kualifikuar për ndërhyrje në minutin e parë të jetës

foshnja

foshnja

15 përqind e foshnjeve lindin pa frymëmarrje dhe nëse nuk ndërhyhet në minutin e parë të jetës pasojat mund të jenë fatale. Nëse nuk ndëhyhet me teknikat e duhura nga stafi mjekësor atëherë fëmijën ose mund shoqërojnë gjithë jetën problemet shëndetësore ose mund ta humbasim.

Mjekët thonë se 15 përqind e foshnjeve kanë mungesë frymëmarje në lindje.

 “Lindja është moment i rëndësishëm. Minuta e parë quhet minuta e artë e jetës pasi fati i shëndetit të fëmijët vendoset pikërisht në atë moment nga ndërhyrjet e stafit në këtë minutë.Në 10% të rasteve nuk dihet pse ndodh mungesa e frymëmarrjes, por ndodh. Atëherë në lindje duhet të jetë një person që të jetë I aftë të kthejë fëminë në jetë. Rreth 5% kërkojnë ndihmë më të specializuar ndërsa 10% mund të ndihmohen me teknika të thjeshta dhe jo shumë herë ndihma që jepët është e përshtatshme

Pajisja e mjekëve dhe stafeve infermierore me njohurtë dhe teknikat më të reja të ndihmës së parë janë parë si domsodshmëri nga maternitetet e vendit ndaj për këtë qëllim është thirrur në ndihmë bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare .

“Mungesa e frmymëmarrjes është shkaku kryesor i vdekeshmërisë foshnjore në botë. Sipas “Akademisë Amerikane të Pediatrisë“ udhëzuesit përshtaten çdo 5 vjet dhe mgjse stafet kanë njohuritë bazë, nëse nuk i praktikojnë ato çdo ditë në maternitet, ato harrohen ndaj është shumë e rëndësishme ricertfikimi i njohurive të këtyre stafeve çdo dy vite. Fëmija duhet të marrë frymë brenda minutës së parë dhe pajisjet që në sigurojmë bashkë me njohuritë bëjnë që të gjithë fëmijët që lindin pa frymë të jenë të sigurtë“, u shpreh Marcia Bennett, specialiste e kujdesit në lindje lDSC-së.

Fuqizimi i kapaciteteve njërëzore që asistojnë në lindjen e foshnjave anë e mbanë vendit është sjellë si një program i dedikuar nga ministria e shëndetësisë në bashkëpunim më organizatat

Qendra shqiptare për popullsinë dhe zhvillimin në bashkëpunim më UNFPA dhe minstrinë e shëndetësisë ka iniciuar këtë program trajnimi të stafeve për të gjitha maternitetet e vendit si mjekë, infermierë, mami, reanimator etj, që asistojnë në lindje me qëllim krijimin e kapaciteteve trajnuese për më tej“, shprehet, Elona Gjebrea, drejtore ACPD-së.

“Për ne është shumë e rëndësishme arritja e objektivave të zhvillimit me qëllim uljen e vdekshmërisë foshnjore duke fuqizuar kapacitet e stafeve mjeëksore“, u shpreh analistja e shëndetit riprodhues UNFPA.

Ndërhyrjet e minutës së parë arrijnë të shpëtojnë mbi 50% të fëmijëve të lindur pa frymë.Këto lindje prekin si shtatëzanitë me rrezik edhe ato normale ndaj nënat thonë mjekët duhet të jenë të sigurta që gjatë momentit të lindjes të kenë pranë njëriun e duhur për këto lloj ndërhyrjesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.