15 përqind e foshnjeve lindin pa frymëmarrje dhe nëse nuk ndërhyhet në minutin e parë të jetës pasojat mund të jenë fatale. Nëse nuk ndëhyhet me teknikat e duhura nga stafi mjekësor atëherë fëmijën ose mund shoqërojnë gjithë jetën problemet shëndetësore ose mund ta humbasim.
Mjekët thonë se 15 përqind e foshnjeve kanë mungesë frymëmarje në lindje.
“Lindja është moment i rëndësishëm. Minuta e parë quhet minuta e artë e jetës pasi fati i shëndetit të fëmijët vendoset pikërisht në atë moment nga ndërhyrjet e stafit në këtë minutë.Në 10% të rasteve nuk dihet pse ndodh mungesa e frymëmarrjes, por ndodh. Atëherë në lindje duhet të jetë një person që të jetë I aftë të kthejë fëminë në jetë. Rreth 5% kërkojnë ndihmë më të specializuar ndërsa 10% mund të ndihmohen me teknika të thjeshta dhe jo shumë herë ndihma që jepët është e përshtatshme”
Pajisja e mjekëve dhe stafeve infermierore me njohurtë dhe teknikat më të reja të ndihmës së parë janë parë si domsodshmëri nga maternitetet e vendit ndaj për këtë qëllim është thirrur në ndihmë bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare .
“Mungesa e frmymëmarrjes është shkaku kryesor i vdekeshmërisë foshnjore në botë. Sipas “Akademisë Amerikane të Pediatrisë“ udhëzuesit përshtaten çdo 5 vjet dhe mgjse stafet kanë njohuritë bazë, nëse nuk i praktikojnë ato çdo ditë në maternitet, ato harrohen ndaj është shumë e rëndësishme ricertfikimi i njohurive të këtyre stafeve çdo dy vite. Fëmija duhet të marrë frymë brenda minutës së parë dhe pajisjet që në sigurojmë bashkë me njohuritë bëjnë që të gjithë fëmijët që lindin pa frymë të jenë të sigurtë“, u shpreh Marcia Bennett, specialiste e kujdesit në lindje lDSC-së.
Fuqizimi i kapaciteteve njërëzore që asistojnë në lindjen e foshnjave anë e mbanë vendit është sjellë si një program i dedikuar nga ministria e shëndetësisë në bashkëpunim më organizatat
“Qendra shqiptare për popullsinë dhe zhvillimin në bashkëpunim më UNFPA dhe minstrinë e shëndetësisë ka iniciuar këtë program trajnimi të stafeve për të gjitha maternitetet e vendit si mjekë, infermierë, mami, reanimator etj, që asistojnë në lindje me qëllim krijimin e kapaciteteve trajnuese për më tej“, shprehet, Elona Gjebrea, drejtore ACPD-së.
“Për ne është shumë e rëndësishme arritja e objektivave të zhvillimit me qëllim uljen e vdekshmërisë foshnjore duke fuqizuar kapacitet e stafeve mjeëksore“, u shpreh analistja e shëndetit riprodhues UNFPA.
Ndërhyrjet e minutës së parë arrijnë të shpëtojnë mbi 50% të fëmijëve të lindur pa frymë.Këto lindje prekin si shtatëzanitë me rrezik edhe ato normale ndaj nënat thonë mjekët duhet të jenë të sigurta që gjatë momentit të lindjes të kenë pranë njëriun e duhur për këto lloj ndërhyrjesh.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.