15 mijë lekë në fundvit për personat me ndihmë ekonomike, pensionistët 5-10 mijë lekë në pranverë

Ministria e Financave

Të gjithë pensionistë të cilët marrin nën 20 mijë lekë pension, do të përfitojnë një bonus me vlerë prej 10 mijë lekësh në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa për ata me pension mbi 20 mijë lekë, bonusi do të jetë 5 mijë lekë.

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar të enjten (19 dhjetor), ku u miratua akti normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. Ministria e Financave propozoi shpërndarjen e 2.2 miliardë lekë në mbështetje të shtresave më në nevojë.

Në prag të fundvitit, do të përfitojnë një bonus prej 15 mijë lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.

Po ashtu, me një fond shtesë në masën 1.4 miliard lekë do të mbështeten fermerët,  me synimin për të siguruar investim të vazhdueshëm për këtë sektor.

Gjithashtu do të alokohet një fond shtesë prej rreth 1.6 miliard lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.