Categories: AktualitetLajme

15 vite anëtarësim në NATO, helikopterët britanikë fluturojnë mbi sheshin “Skënderbej”

2024-ra shënon 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një ngjarje kjo që do të shoqërohet me stërvitje ushtarake të përbashkëta me Britaninë e Madhe. Si simbolikë e kësaj, dy helikopterë britanikë fluturuan sot mbi Sheshin Skënderbej, duke bërë kureshtarë dhe qytetarët e rastësishëm të ndodhur atje.

Bashkëpunimi me Britaninë e Madhe konsiderohet i shkëlqyer në fushën e mbrojtjes. Ilir Xhebexhia, Komandant i Forcës Tokësore, tha se përgjatë këtij viti do të zhvillohet stërvitja në shkallë të gjerë e quajtur si  “AUSTERE WOLF 24”.

Për Sam Stephens, komandant i Task Forcës – Trupat Amfibe, Shqipëria është jo vetëm aleate e palëkundur por edhe një forcë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Grupi Jugor i Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar mbërriti këtë javë në Shqipëri. Grupi përbëhet nga dy anije ndihmëse të Flotës Mbretërore, tre helikopterë Merlin dhe një kontigjent Komandosh të Marinsave Mbretërorë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

41 minutes ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

44 minutes ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

45 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

14 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

14 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

14 hours ago

This website uses cookies.