15 vite “Çmimi Idromeno”/ Punimet e edicioneve të kaluara erdhën si pjesë e ekspozitës “Recollection”

idromeno 15 vite
Punimet e vlerësuara si më të mirat në 7 edicionet e mëparshme të ekspozitës “Çmimi Idromeno”, ekszituese që nga viti 2008 si një aktivitet kombëtar i dedikuar artistëve të rinj ishte ajo çfarë përmbante ekspozita e çelur së fundmi nën titullin “Recollection” me veprat më të mira që janë prej 15 vitesh pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Shkodrës.
Ekspozita e këtij viti rishfaq në një kontekst të ri veprat e 7 edicioneve të mëparshme. Një distancë që sado e kufizuar, duket sikur i fton vizitorët në një moment reflektimi.
Kuratorët e parë të “Çmimit Idromeno” për disa edicione Zef Paci dhe Artan Draçini u rikthyen sërish në këtë rol edhe në ekspozitën e sivjetme “ReCollection”.
Ekspozita “ReCollection” do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 nëntor ndërsa Galeria e Arteve do të bëhet gati të presë një prej aktiviteteve më të rëndësishme në kalendarin vjetor “Sallonin e Vjeshtës”.