Këto janë lotët e këtij 39-vjeçari nga Postriba, i cili kërkon djalin e zhdukur prej dy ditësh.
Aurel Bibaj, ditën e hënë është nisur për në shkollën Adem Haxhija, si gjithmonë bashkë me të vëllanë, por pasi ka lënë në oborr vëllanë, vetë është larguar.
Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi, gjë e cila ka alarmuar familjen e tij.
Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri është parë për herë të fundit të hënën, rreth orës 08:40 te Ura e Mesit, por nuk dinë ku ka shkuar më tej.
Arsyeja e largimit, sipas të atit , është se ai i ka bërtitur djalit të tij që të mos bëjë një sjellje të keqe dhe nga frika i ka treguar shokëve se do të largohet nga banesa.
I ati ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës. Ndërkohë, efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15-vjeçari dhe se përse është larguar.
Ndërkohë, policia thotë se në terren janë angazhuar efektivët dhe po punohet për gjetjen e 15-vjeçarit.
Ndërkohë, çështja i është rferuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Presidenti rus, Vladimir Putin do të ishte i hapur për një marrëveshje të përhershme paqeje…
Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur…
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm pyetjeve të qytetarëve të adresuara në…
Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë gjatë një konference për shtyp…
Evropa u godit rëndë në vitin 2024 nga përmbytje dhe stuhi të fuqishme që prekën…
Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë fonde për Harvardin pas refuzimit të kërkesave për ndryshime…
This website uses cookies.