15-vjeçarja që do të bëhet veterinere, Samanta Vatnikaj: Dashurinë për kafshët po e kthej në profesion
Samanta Vatnikaj është vajza 15-vjeçare nga Shkodra e cila ka vendosur të studiojë për veterinari. Ajo po ndjek klasën e 10-të, në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” të Bushatit.
Ky vit i parë është shumë emocionues për 15-vjeçaren, e cila thotë se dashurinë për kafshët po e kthen në profesion.
Përveç pasionit, Samanta e ndërlidh një profesion fitimprurës atë të veterinerit.
Të kesh ëndrrën për t’u bërë veterinere, është shumë e bukur dhe frymëzuese.
Ky profesion kërkon dashuri dhe pasion për kafshët dhe një përkushtim të madh për studimin dhe përmirësimin e shëndetit të tyre.