15 vjet në NATO, kujtimet e njerëzve që kontribuuan në anëtarësimin historik

Rruga e Shqipërisë drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk ka qenë aspak e lehtë dhe sot nga largësia e 15 viteve, disa nga protagonistët e këtij rrugëtimi, flasin për vështirësitë dhe avantazhet që solli ky hap i madh i bërë nga vendi jonë.

Kronika në vijim na sjell një pjesë të vogël të rrëfimeve që do të vijnë ekskluzivisht në reportazhin që do të transmetohet sonte në orën 20:30 në RTSH 1.

Sot Shqipëria  kujton një përvjetor të rëndësishëm, saktësisht në 1 prill të vitit 2009, Aleanca më e madhe ushtarake e planetit, NATO, përqafoi zyrtarisht vendin tonë si anëtar me të drejta të plota, një rrugë e gjatë dhe e vështirë për Shqipërinë që dy dekada më parë kishte lënë pas krahëve një nga periudhat më të errëta të historisë së saj.

Shumë njerëz e parashikonin qartë që do të kishte një konflikt të përgjakshëm në Ballkan. Në ato kushte, Shqipëria merrte një rëndësi të veçantë edhe për Aleancën, edhe për SHBA-të”, shprehet Roland Bimo, ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, Plator Kalakula, ekspert i çështjeve të NATO-s thekson se “ideja e Ballkanit nuk është se zinte shumë vend në atë kohë në kancelaritë perëndimore pasi kishin probleme të tjera. Por gjithsesi është proces në të cilin kjo kërkesë zuri vendin e duhur

Gazmend Oketa, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit në kohën kur Shqipëria u anëtarësua, kujton se “në planin personal të jesh pjesëmarrës dhe aktor aktiv në momente të tilla të historisë së një vendi, sigurisht që është një gjë e cila mbetet përgjithmonë në kujtesën e cilitdo individi të angazhuar politikisht

Ndërkohë, ish-ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli thekson se fakti që Shqipëria është pjesë e NATO-s, sot në kohë të trazuara, merr me shumë kuptim.

Ishte shumë e nevojshme që Shqipëria jo vetëm të shtyhej drejt një angazhimi maksimal për t’u anëtarësuar. Por Shqipëria të bënte mirë detyrat e shtëpisë në mënyrë që anëtarësimi të vinte si një gjë normale, të vinte për shkak të reformave”, shprehet Kodheli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.