Lajme

150 kg kokainë nga Ekuadori në Itali në kontejnerët me banane, arrestohen 3 “korrierët” shqiptar

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se ishin “korrierët” e një sasie prej 150 kg kokainë e mbërritur në Portin e Livornos. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç, dhe 30-vjeçari Goliano Zhupa, ku asnjëri prej tyre nuk është rezident në Itali, por kishin mbërritur vetëm pak orë para arrestimit për të marrë në dorëzim sasinë e kokainës.

Kokaina kishte mbërritur me kontejnerë me banane nga Ekuadori drejt Portit Livorno në Itali, ndërsa ngarkesa e frutave ishte nën emrin e një kompanie me bazë në Zvicër.

Ngarkesa e drogës ishte nisur nga porti ekuadorian i Guayaquil në Ekuador përmes kontejnerëve me banane, kaloi Kanalin e Panamasë dhe u drejtuar Evropës. Anija pati një qëndrime dhe në portin e Labros dhe më pas u shkarkua në Portin e Livornos në Toskana.  

Me të mbërritur në portin e Livornos autoritetet u sinjalizuan për prezencën e kokainës në këto kontejnerë dhe u monitoruan për të parë se kush do të merrte drogën në dorëzim. Pas pak orësh u shfaqën tre shqiptarët, të cilët ndodhen në paraburgim dhe nuk kanë pranuar të flasin se kujt i përkiste kokaina dhe se kush ishte destinacioni i saj përfundimtar.

Kokaina ishte e ndarë në 139 pako me peshë 1.1 kg secila dhe kap vlerën e dhjetëra milionë eurove po të shitet në treg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

12 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

12 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

12 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

12 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

12 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

12 hours ago

This website uses cookies.