1533 maturantë i nënshtrohen provimit, maturantët: Ishte në nivel mesatar, pasiguri tek pjesa interpretimit
Njëlloj si provimi i gjuhës së huaj, edhe për gjuhën shqipe dhe letersinë në Shkodër nuk u shënua asnjë incident. Ndërkohë që 1533 maturantë u bënë pjesë e këtij provimi.
Vetë maturantët tregojnë se provimi kishte nivel mesatar, ndërsa pasiguritë më të mëdha mbeten tek pjesa interpretuese.
Maturantët, në bazë të një shorti paraprak, iu nënshtruan provimit të ndarë në 7 qendra të mëdha, ku secila prej tyre kishte rreth 220 nxënës. Krahas ndalimit të telefonave, këtë radhë nuk u lejuan as orët, të cilat ishin në formë elektronike.