15700 vaksina gripi në Shkodër /Xhabija: Gati për t’u aplikuar në qendra shendetësore

xhabija vaksinat
15700 vaksina të gripit kanë mbërritur pranë njësisë së kujdesit shëndetësor Shkodër. Kryevaksinatori Arben Xhabija tregon grupet e rriskut të cilët kanë prioritet aplikimin e vaksinës.
Vaksina ndaj gripit për të patur efekt më të lartë duhet të bëhet përpara se të nisin shenjat e gripit. Fëmijët, stafi shëndetësor, policët, ushtarakët, të moshuarit, të sëmurët kronik dhe gratë shtatzëna janë prioritet në aplikimin e vaksinës. Sipas Xhabisë dozat janë të mjaftueshme për të gjitha qendrat shendetësore.
