16 ditët e aktivizimit kundër dhunës- Kosova skemë punësimi për gratë e mbijetuara nga dhuna

Kosova skeme punesimi

Kosova skeme punesimi

Qeveria e Kosovës publikoi një skemë për punësimin e grave të mbijetuara nga dhuna. Kryeministri Albin Kurti tha se ekzekutivi për 6 muaj do të subvencionojë 70 për qind të pagës së tyre.

Nga sot të gjitha gratë të cilat ishin viktima të dhunës në familje do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme. Ajo çfarë duhet të bëjnë është të drejtohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të sigurohen se ato ndërmjetësohen në biznese të regjistruara të cilat ofrojnë pozitat të lira të punës”, tha Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cilësoi publikimin e skemës si aktivitetin më të rëndësishëm të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”.

Të mbijetuarat e dhunës në familje për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit“, tha Haxhiu.

Ndërsa ministri i Financave Hekuran Murati theksoi se roli i gruas është thelbësor për një shoqëri më të përparuar. Duke shtuar se do të ruhet konfidencialiteti i grave që aplikojnë në skemën e e punësimit të viktimave të dhunës në familje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.