Kosova skeme punesimi
Qeveria e Kosovës publikoi një skemë për punësimin e grave të mbijetuara nga dhuna. Kryeministri Albin Kurti tha se ekzekutivi për 6 muaj do të subvencionojë 70 për qind të pagës së tyre.
“Nga sot të gjitha gratë të cilat ishin viktima të dhunës në familje do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme. Ajo çfarë duhet të bëjnë është të drejtohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të sigurohen se ato ndërmjetësohen në biznese të regjistruara të cilat ofrojnë pozitat të lira të punës”, tha Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cilësoi publikimin e skemës si aktivitetin më të rëndësishëm të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”.
“Të mbijetuarat e dhunës në familje për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit“, tha Haxhiu.
Ndërsa ministri i Financave Hekuran Murati theksoi se roli i gruas është thelbësor për një shoqëri më të përparuar. Duke shtuar se do të ruhet konfidencialiteti i grave që aplikojnë në skemën e e punësimit të viktimave të dhunës në familje.
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
Në QKF "Kujtim Alija" ka nisur faza e tretë e konkursit "Bilbilat e vegjël këndojnë".…
Një shtetas 41- vjeçar është larguar nga banesa krejt papritur. Lajmin e ka dhënë bashkëshortja…
This website uses cookies.