Lajme

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë gjinore, fenomeni mbetet ende shqetësues. E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn  tha sot në një konferencë të nivelit të lartë se planet në drejtimi të eliminimit të dhunës duhet të jenë më shumë sesa në letër dhe se çdo zyrtar duhet të marrë seriozisht punën e tij. Po sot nisi edhe fushata 16 ditore e aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

1 në 3 gra në Shqipëri ende përjetojnë dhunë në familje ndërsa gjysma e grave shqiptare kanë përjetuar dhunë të paktën një herë në jetë që prej moshës 15 vjeç. Të dhënat e INSTAT u sollën në vëmendje nga e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn  në konferencën  e Nivelit të lartë  mbi “Përparimet në fushën e sigurisë dhe barazisë” që u mbajt  ditët botërore të eliminimit të dhunës ndaj grave.

Është shumë e rëndësishme që të ketë plane ku ka punë konsistente për të bërë. Planet duhet të jenë më shumë sesa në letër. Policia duhet ta marrë seriozisht dhunën me bazë gjinore  dhe prokuroria duhet të ngre akuza kur është e nevojshme. Çdo zyrtar qoftë ky  polic, prokuror , gjyqtar duhet të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen”, u shpreh Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se mbetet i angazhuar në zbatimin e planit kombëtarë të veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar më tej përfshirjen gjinore në sektorin e sigurisë publike dhe për të krijuar mekanizma më të fuqishëm për eliminimin e dhunës ndaj grave, siç janë: Zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse, që sigurojnë mundësi të barabarta për gratë në të gjitha nivelet e policisë.  Fuqizimi i mbështetjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes njësive të specializuara në Polici dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizatat që ofrojnë mbështetje për to.  Për të adresuar këto sfida që përmenda, dua ta theksoj se kërkohet angazhimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve, Qeveri, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëri civile”, tha Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Për zv/ministren e mbrojtjes sociale Denada Seferi disa hapa konkretë kanë fuqizuar mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Kemi kriminalizuar dhunën psikologjike në kodin penal . Po punojmë për të përshtatur ligjin që të adresojmë më qartë dhunën digjitale. Bashkëpunimi me AMA përfshin standarde më të forta për barazinë gjinore dhe mbrojtjen e viktimave në transmetimet mediatike për të shmangur ri viktimizimin”, u shpreh Denada Seferi, zv/ministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Këtë të hënë nisi edhe fushata 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore  e cila do të mbërthejë në vetvete mbi 300 aktivitete me një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendim e me mesazhe konkrete për nxitjen e denoncimeve dhe eliminimin e kësaj dhune.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

2 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

2 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

2 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

2 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

3 hours ago

Tabaku pret në takim kryetaren e Kuvendit çek: Mbështetje për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Kryetarja e Dhomës së Ulët të…

3 hours ago

This website uses cookies.