Lajme

“16 ditët e aktivizmit”, Koçiu: Qendra të dedikuara në 61 Bashki për viktimat e dhunës

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit nën moton “Asnjë Justifikim: Bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri organizuan sot një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë, si aktivistë, pedagogë, efektivë policie, këngëtarë, juristë, futbollistë, politikëbërës, punonjës socialë, psikologë, mësues, të mbijetuar të dhunës.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se në luftën kundër dhunës të gjithë kanë mundësi të japin kontributin e tyre dhe të bëjnë diferencë, që nga institucionet, partnerët, organizatat e shoqërisë civile, por mbi të gjitha, më e rëndësishmja është shembulli personal.

Ajo tha se “ndërgjegjësimi fillon nga vetvetja dhe nga mostolerimi i asnjë akti dhune, as mbi veten, as mbi të afërmin, as mbi familjarin dhe as mbi fqinjin apo qoftë të panjohurin diku në rrugë”.

Ministrja Koçiu deklaroi se “në 5-vjeçarin e ardhshëm do të vijojmë të forcojmë mekanizmin e Fondit Social, një instrument shumë i rëndësishëm financimi, me qendra të dedikuara për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në të 61 njësitë bashkiake”.

Koçiu u shpreh se vetëm gjatë vitit 2024 në kuadër të Fondit Social me shërbimet e dedikuara për viktimat e dhunës janë 4200 përfitues në të gjithë vendin.

Ne duam që me Fondin Social në të 61 bashkitë e vendit të ofrojmë shërbime sociale jo vetëm për dhunën ndaj grave, dhunën me bazë gjinore, por edhe për shtresat e tjera vulnerabël, edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për gratë kryefamiljare dhe të moshuarit. Sot mund ta themi me plot bindje që ofrojmë shërbime sociale në të 61 bashkitë e vendit nëpërmjet Fondit Social. Mes shërbimeve të ofruara sot përfshihet edhe strehim i sigurt, shërbimi shëndetësor, mbështetja psiko-sociale, asistenca juridike dhe ndihmat nga programet e mbrojtjes sociale”, vijoi ministrja.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “duhet të forcohet akoma më tej modeli apo shërbimi i asistencë që ofrohet në momentet e rrezikut dhe janë pikërisht strehëzat pritëse të viktimave të dhunës të cilat duhet të shtohen akoma më shumë në të gjithë territorin. Besoj se i kemi strategjitë e duhura dhe mekanizmat ligjor në fuqi për ta ngritur në një nivel tjetër të gjithë këtë luftë që bëjmë bashkarisht. Por ajo për të cilën biem dakord që të gjithë, është që kemi nevojë për një koalicion të përbashkët, të madh që të gjithë të jemi në një zë, në një front kur vjen puna tek dhuna me bazë gjinore”.

Fushata e cila ka nisur me 25 nëntor dhe do të përfundojë më 10 dhjetor, në ditën Ndërkombëtare të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave, i dedikohet të gjitha vajzave dhe grave.

Gjatë këtij aktiviteti, nën kujdesin e veçantë të Ministres Koçiu dhe me mbështetjen e UN Women u vlerësuan kontributet e jashtëzakonshme të aktivistëve dhe profesionistëve në drejtësi, Policinë e Shtetit, shëndetësi, arsim, ofrues të shërbimeve mbështetëse për gratë dhe vajzat viktima të dhunës për të cilët u shpërndanë edhe certifikatat e mirënjohjes.

Çmimet e mirënjohjes u dhanë për disa kategori, si; Mekanizmat për barazinë gjinore dhe shërbimet për të mbijetuarat e dhunës; Drejtësia dhe Policia e Shtetit Shqiptar, Shërbimet mbështetëse të shoqërisë civile për të mbijetuarat e dhunës, Aktivizim si dhe Kontribut i veçantë në mbështetje të grave e vajzave në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ura e Bardhajve – Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe zgjerim të saj

Banorët e njësisë administrative Rrethina edhe këtë fillim vit kërkesë ndaj pushtetit vendor e qendror…

1 minute ago

Karnavalet e Shkodrës, histori dhe traditë – Organizimi i veçantë i tyre mori jehonë edhe në prestigjozen “The Guardian”

Karnavalet e Shkodrës janë një nga traditat më të njohura dhe më të vjetra të…

6 minutes ago

Bashkëpunimi i shkollave profesionale me biznesin – Çelepija: Një pjesë e nxënësve të punësuar edhe gjatë viteve të shkollës

Rëndësia që po i jepet vitet e fundit shkollave profesionale, ka ndikuar pozitivisht në klimën…

8 minutes ago

Botimi më i ri i kolanës “Mjeda” – Valbona çoi më tej projektin studimor të mjedologut të shquar, Mentor Quku

Ka vetëm pak ditë që ka dalë në qarkullim për lexuesit botimi më i fundit…

9 minutes ago

Këshilli Bashkiak,  mbledhja e parë  e 2025-ës / Miratohen shtesat në buxhet dhe investimet në zonat informale

Këshilli Bashkiak Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e parë  për këtë vit, gjatë së cilës u…

12 minutes ago

Champions League, shorti dhuron përballje titanësh

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

23 minutes ago

This website uses cookies.