16 mijë raste me grip në javë, mjeku Ulqinaku: Kush rrezikon më shumë dhe si ta dalloni nga COVID-i

Qarkullimi i virozëve gjatë sezonit të dimrit është rritur ndjeshëm, ku vetëm javën e fundit janë raportuar 16 mijë raste me grip. Aktualisht në vendin tonë ka qarkullim të gripit dhe COVID-it, por mjeku Dritan Ulqinaku sqaron se tashmë nuk është më ai COVID vdekjeprurës që ishte 2-3 vite më parë.

I ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, mjeku Ulqinaku sqaroi simptomat se si mund të dallohet nëse është grip apo COVID.

16 mijë raste në javë janë ato që janë takuar me mjekun, por rastet duhet të jenë 2-fishi. Jo të gjithë ata që kanë simptoma gripi shkojnë te mjeku. Ne flasim për rastet që ka sistemi shëndetësor dhe kjo shifër na bën që të jemi alert. Vëzhgojmë nga afër nëse do të kemi një rritje apo jo, nuk e themi dot me siguri tani. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur dihet që ka një shtim të virozave që qarkullojnë. Maskat duhen futur në kulturën personale për të mbrojtur vetën ose të tjerët. Për sa kohë sa sistemi shëndetësor përballoj fluksin maska nuk bëhet e detyrueshme.

Ne kemi qarkullim të disa varianteve të gripit dhe të COVID dhe është një miks qarkullimi  virozëve në këtë sezon dimri dhe është e vështirë ta thuash nëse është grip apo COVID. Gripi nuk ka ndryshuar, është i rëndë por kalon shpejtë. Ndërsa COVID fillon më gradual dhe zgjat më shumë dhe dhimbjet e trupit janë më prezente, dhimbje koka, diarre por e ndan laboratori nëse është grip ose COVID. Gripi ka një temperaturë të lartë, ndërsa COVID e ka pak më të ulët. Kur të dyja janë virale si gripi dhe COVID për momentin kur jemi nuk kanë një diferencë të madhe pasi nuk është më COVID që ishte para 2-3 viteve, kur COVID ishte vdekjeprurës”, tha Ulqinaku.

Shtresat më vurnerabël ndaj gripit janë fëmijët, shtatzënat dhe mosha e tretë, ku Ulqinaku tha se ata duhet të ruhen maksimalisht për ta shmangur si përmes përdorimit të maskave por edhe ushqimit dhe vaksinës së gripit.

“Vaksina e gripit preferohet nga mosha e tretë dhe bluzat e bardha, vit pas viti kemi pasur një rritje të tyre, por kjo nuk do të thotë se e parandalon 100 %”, tha Ulqinaku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.