16 viktima dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet në Argjentinë. Shpallen 3 ditë zie kombëtare

Argjentinë

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në Bahia Blanca, sipas raportit të fundit nga autoritetet e këtij qyteti argjentinas.

Kryebashkiaku Federica Susbieles ka deklaruar se më shumë se 1200 qytetarë janë detyruar të evakuojnë banesat e tyre, ndërsa dëmet e shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 370 milionë euro.

Autoritetet kanë bërë me dije se kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur (mes të cilëve ndodhet edhe fëmijë) po vijojnë që prej të premtes kur ndodhi tragjedia.

Fill pas ngjarjes së rëndë, pesidenti argjentinas Javier Milley shpalli tre ditë zie.

“Të gjitha shërbimet qeveritare “vazhdojnë të jenë të përkushtuara” për të ofruar “ndihmë për të prekurit në këtë moment të dhimbshëm” për qytetarët e vendit të Amerikës Latine:”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga presidenca në Buenos Aires.

Kryebashkiaku Federico Susbieles vlerësoi se rindërtimi i vendit pritet të kushtojë “400 miliardë pesos”, ose rreth 370 milionë dollarë.

“Ne kemi nevojë për ndihmë më shumë se kurrë,” tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.