16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës për diplomatin Mal Berisha shënon datën e dytë historike më të rëndësishme për kombin, pas 28-nëntorit të 1912-ës.
I ftuar në “Jetë Shqiptare”, Berisha u shpreh se përkujtimi i ngjarjeve në Kosovë, është detyrim monumental i popullit.
“Çlirimi i Kosovës, pavarësia dhe rrugëtimi i Kosovës aq i vështirë, tragjik drejt pavarësisë, por dita e nesërme shënon për mua datën e dytë historike më të rëndësishme për kombin tonë, pas 28 nëntorit të vitit 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë erdhëm te një ditë tjetër ku një komb, një gjuhë, një gjak ka dy shtete në Ballkan, shteti i dytë natyrisht është Kosova, një shtet i ardhur mes shumë sakrificash dhe është në proces konsolidimi. Festa është festë, përkujtimi i asaj ngjarje është një detyrim monumental i popullit tonë.
A ka sfida Kosova? Çdo shtet e demokraci ka sfidat e veta. Kosova jeton dhe është e rrethuar në një anë të kufirit nga armiku i saj shekullor i cili ende ka pretendime ndaj saj.
Jam dëshmitar i udhëtimit tim të parë fill pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ta shihje në ato kohë Kosovën ishte paksa e ngjashme me Gazën e sotme. Shihje shtëpi të djegura, kemi shkuar në Suharekë në fshatrat e saj, gjithçka ishte e rrënuar, Drenica po se po, shtëpia e Jasharëve po se po.
Por u zhvillua me një shpejtësi marramendëse, pothuajse gjurmët e luftës janë zhdukur”, tha ai, teksa risolli në kujtesë momentin e leximit të deklaratës së pavarësisë.
Ai rrëfeu se ende ruan kujtime të fotografuara nga ai moment, të cilin e cilëson si të jashtëzakonshëm.
“Isha në Prishtinë. Punoja për misionin e OKB-së. Kur u deklarua pavarësia, ishin 530 gazetarë të akredituar. Në Hotel Grand gjeta një vend të ngrohtë dhe kam bërë një foto. Ndërsa kur erdhi puna nëse ishte apo jo legjitime shpallja e pavarësisë, serbët kishin paraqitur një peticion në Hagë. Ishte autogoli më i madh që bënë Serbët me Kosovën”, u shpreh diplomati Berisha. Ky i fundit kujtoi një moment nga Gjykata e Hagës për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se në momentin që ndodhej në sallë, i kaloi para Ministri i Jashtë i Serbisë asokohe.
“Kam pasur një prej momenteve më emocionale. Kemi qenë me ministrin e jashtëm të saj kohe, Skënder Hyseni, Ambasadorin e Kosovës në Holandë, Ambasadorin e Shqipërisë, Gazment Barbullushi dhe kishim porosi nga qeveria shqiptare të vëzhgonim me vëmendje se çfarë do ndodhte. Z.Barbullushi kishte pasur kontakte me disa prej anëtarëve të gjykatës, një prej gjykatësve ishte një prej kundërshtarëve brenda gjykatës. Në momentin që ishim ulur para nesh parakaloi ministri i jashtëm i Serbisë dhe iku u ul në anën tjetër të sallës. Në fund dispozita finale që Kosova është e shpallur në mënyrë të ligjshme. Ne kemi kërcyer”, tha ai.
Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…
Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…
Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…
Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…
DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…
This website uses cookies.