17 vjeçari krijues i platformës I-vote.al / Gearti tregon ambiciet e tij për të ardhmen në fushën e inovacionit
Geart Ferhati padyshim është është truri i teknologjisë në vendin tonë. I riu vitin që lamë pas u shpall fitues me platformën “I vote.al”. Platformë e cila është e para dhe e vetmja në Shqipëri e cila digjitalizon procesin e votimit për zgjedhjen e qeverisë së nxënësve.
Gearti tregon se ambiciet e tij në fushën e teknologjisë veçse kanë nisur. Aktualisht po merret me 2 programe të reja që i përkasin fushës së intelegjencës artificiale.
E sa i takon kësaj të fundit Gearti nuk e sheh aspak si kërcënim , por mundësi
Për të rinjtë Gearti ka një mesazh.
Platforma I vote.al aktualisht zotëron mbi 30 mijë përdorues. Vitin e shkuar u implementua në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, ndërsa këtë vit synon të përhapet në të gjitha institucionet arsimore për zgjedhjen e qeverisë së nxënësve. 17 vjeçari vijon rrugëtimin drejt inovacionit me moton “Të merresh me kodim do të thotë të jetosh në një botë të pa zbuluar e të pa fundme”.