Lajme

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Osmani: Ditë historike! Kurti: Nderojmë sakrificat për liri

Kosova shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ngjarje historike për popullin e Kosovës, që ka sjellë aktivitete të shumta festive dhe solemne në të gjithë vendin. Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, theksoi se suksesi i Kosovës është rezultat i sakrificave të mëdha të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, heronjtë, dëshmorët, martirët, invalidët dhe veprimtarët që qëndruan të pa lëkundur. Republika jonë mbetet e fortë , ekonomia po rritet vit pas viti, me pasaportën e Republikës lëvizim lirshëm dhe jemi nder vendet më të sigurta. Rezultatet tona janë dëshmia e progresit tonë të përbashkëta,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se demokracia kërkon institucione të forta dhe theksoi se Republika e Kosovës është gjithnjë e më e fuqishme, me një ekonomi në rritje dhe një nivel sigurie të lartë për qytetarët e saj.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Kurti, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, morën pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës si dhe bënë homazhe në Monumentin e të Pagjeturve dhe në Monumentin e Fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, duke nderuar kujtimin e viktimave të luftës.

Pas ngritjes së flamurit, presidentja Vjosa Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara si një shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe të përjetshëm, duke uruar gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar.

“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan  dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme!”, tha Osmani.

Blerti Delija

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

16 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

16 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

17 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

17 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

17 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

17 hours ago

This website uses cookies.