18 Maji Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Ajo u përcaktua nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) në vitin 1977 dhe u përqafua menjëherë nga të gjitha muzetë në mbarë botën. 

Kjo ditë përbën një moment të një rëndësie të veçantë për komunitetin ndërkombëtar të muzeve.

Objektivi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është të rrisë ndërgjegjësimin se muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes mes popujve. 

Çdo vit, ICOM përcakton temën për “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve”. Tema e këtij viti, “Muzetë për edukim dhe kërkim”, synon të theksojë rëndësinë e muzeve si institucione edukative që nxisin të mësuarin dhe mirëkuptimin kulturor.

Me rastin e kësaj ngjarjeje, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale një listë institucioneve ku më 18 Maj do të zhvillohen aktivitete.

“Nata e Muzeve”, titullohet mbrëmja e së shtunës, ku do të ofrohet për publikun ngjyra dhe muzikë së bashku me Universitetin e Arteve Tiranë dhe me përkrahjen e bashkive Shkodër, Durrës, Krujë, Korçë, Fier dhe Berat.

Institucionet e angazhuara këtë mbrëmje do të jenë: Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë; Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë; Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat; Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër; Kullën Veneciane, Durrës; Muzeun Arkeologjik Apoloni; Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Tiranë.

Ngjarjet dhe aktivitetet e planifikuara për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve mund të zgjasin një ditë, një fundjavë ose një javë të tërë. Ndryshe nga ditët e tjera të vitit, sot muzetë do të jenë të hapur në pritje të vizitorëve deri në orën 22:00 dhe hyrja do të jetë falas.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

10 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

12 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

13 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

15 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

16 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

19 minutes ago

This website uses cookies.