18 vjet nga ndarja nga jeta e ish-presidentit Ibrahim Rugova
Sot shënohet 18-vjetori i ndarjes nga jeta së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëj homazhe te varri i Rugovës.
Po ashtu me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, organizohet në Gjilan Akademi për Rugovën.
Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon aktivitete me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova.
LDK bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe viziton familjen e Rugovës. Sot do të promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”./RTK/