1800 pacientë me sklerozë të multiple në Shqipëri
Në Shqipëri janë 1800 pacientë me sklerozë të multiple. Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një bisede në misionin “Mirëmëngjes Shqipëri” prof. Jera Kruja, shefe e repartit të neurologjisë në QSUT.
Zonja Kruja tha se kjo është një sëmundje shumë e veçantë që kërkon një trajtim po aq të veçantë. Shkaqet e shfaqes së kësaj sëmundjeje e cila ka rreth 200 vjet që është zbuluar ende nuk dihen.
Ndonëse metodat e diagnostikimit kanë avancuar, ende nuk janë zbuluar metodat përfundimtare të kurimit. Pra kemi kurim, por jo shërim tha prof.Kruja.
Sëmundja ka shenja të ndryshme shfaqjeje. Më së shumti skleroza multiple shfaqet tek femra, por ende nuk dihen arsyet. Ka dyshime se faktori hormonal është arsyeja që kjo sëmundja dominon tek femerat.