19- vjeçarja plagos me thikë vëllanë e mitur / Policia e Shkodrës arreston shoferin 20- vjeçar, procedon një tjetër të ri

policia shkoder

Një ngjarje e pazakontë është konsumuar orët e fundit në Shkodër.

 Një vajzë 19- vjeçare ka dëmtuar me mjet prerës- thikë  villain e saj  në rrethana akoma të paqarta.

Ngjarja raportohet nga policia e Shkodrës, e cila bën me dije se ndaj 19- vjeçares ka nisur procedimi penal në gjendje të lire, teksa është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor.

 Vëllai i saj, vetëm 7- vjeçar, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar një 20- vjeçar banues në fshatin Qerret, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij  pa leje drejtimi.

Po ashtu, ka nisur procedimi penal për një 22- vjeçar banues në Shkodër, pasi ditën e premte, duke drejtuar automjetin e tij  me shpejtësi dhe mos respektimit të distancës së sigurisë, ka përplasur automjetin me drejtues një  65- vjeçar, banues në Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.