gjoba policia rrugore
Policia Rrugore e Shkodrës njofton se në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, janë vendosur rreth 2000 gjoba në 2 javë, ndërsa është arrestuar një shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 24 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, janë ndëshkuar 666 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 41 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 17 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit.
Po ashtu policia njofton se janë ndëshkuar 21 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 1200 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.