Na ndajnë vetëm dy javë nga nisja e festivalit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë në Radio Televizionin Shqiptar, mirëpo provat dhe përgatitjet po zhvillohen intensivisht në mënyrë që magjia e këngës së fundvitit të jetë në performancën më të lartë.
30 artistët pjesëmarrës në Fest ‘63 janë bashkuar në prova së bashku me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe bandës muzikor, ndërsa pas datës 10 dhjetor i gjithë formacioni do të zhvendoset në Pallatin e Kongreseve për provat finale.
Këtë vit duket se këngët janë mjaft cilësore dhe do të jenë vet freskia e festivalit.
“I kam dëgjuar këngët dhe më duhet të them se ka këngë jashtëzakonisht të bukura, si të këngëtarëve të rinj dhe atyre big. Orkestra i ka lexuar muzikën dhe deri tani shoh që puna ka marrë në rrugë shumë të mirë”, u shpreh Blerta Ristani, drejtoresha artistike e Orkestrës Simfonike.
Një element kryesor i festivalit të fundvitit është Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, e cila pas përfundimit të stinës koncertore i dedikohet tërësisht festivalit të këngës.
“Orkestra është në dispozicion absolut të festivalit. E shoh si elementin më kryesor dhe ndikon shumë në mbarëvajtjen e festivalit, pasi është formacioni stabël dhe më i qëndrueshëm. Të bësh një festival me një orkestër simfonike live çdo gjë këtë e bënë vetëm RTSH”, u shpreh Ristani.
Nga 30 artistë konkurrues në Fest ‘63 , 16 prej tyre do të ngjiten për herë të parë në skenën e Festivalit të këngës në RTSH.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.