“2 marsi të shpallet festë kombëtare”/ Kërkesa erdhi nga Akademia “Rrënjët Tona”, e cila përkujtoi këtë ngjarje
Besëlidhja e Lezhës e 2-marsit të vitit 1444 duhet të shpallet festë kombëtare, si dhe të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit në Lezhë.
Kjo është kërkesa e Akademisë “Rrënjet Tona”, e cila përkujtoi këtë ngjarje historike për kombin shqiptar.Teksa foli në aktivitetin e organizuar në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, drejtuesi i akademisë “Rrënjet Tona”, Sazan Guri përsëriti mesazhin e bashkimit.580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës u kremtua me një sërë aktivitetesh në këtë qytet, të cilat kulmuan të shtunën e 2 marsit, ku të pranishëm ishin drejtues të lartë nga të gjitha trevat shqipfolëse përfshirë dhe Presidentin.e Republikës Bajram Begaj, i cili shoqërohej nga një delegacion arbëreshësh të Italisë.