“Hit List Albania”, rubrika më e re e emisionit “E Diela Jonë“, nga Ermal Peçi, në Radio Televizionin Shqiptar ka marrë formë.
Në të do të prezantohen këngët më të mira ndër vite që kanë lënë gjurmë në Festivalin e Këngës në RTSH, por edhe materiale muzikore të reja, të pagëzuara në dy kategori “In“ dhe Retro“, duke çuar më tej filozofinë e RTSH-së për mbështetjen e artistëve të rinj.
Përzgjedhja e materialeve muzikore do të realizohet nga një redaksi mirëfilli, nën drejtimin e Bojken Lakos.
“Për të dyja këto kategori do të ketë propozime të 5 këngëve të reja çdo javë. Do të propozojmë përsëri këngë që vijnë nga e kaluara e festivaleve. Do propozojmë edhe 5 këngë të reja që nuk janë domosdoshmërisht nga festivali, por do mundohemi të shohim në pjesën e krijuesve të rinj se mos filtrohen për nivelin artistik dhe vlen të publikohen nëpërmjet RTSH-së”, tha Lako.
Votimi për këngën e preferuar mund të bëhet lehtësisht nga cilido përdorues nëpërmjet Youtube dhe Facebook, duke lënë gjurmën tuaj në përzgjedhjen e materialeve më të mira muzikore.
“Hit List Albania” ka një mision, orientimin e publikut në atë muzikë që përcjell vlera dhe një parapërgatitje për Festivalin e ardhshëm të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…
Ndërkohë që sondazhet tregojnë se një përqindje e lartë e të rinjve shqiptarë e shohin…
This website uses cookies.