“2 Prill 1991”, për të mos harruar – Katër qytetarë të Shkodrës u vranë, mbi 80 u plagosën dhe u lënduan

2 prill mos harro

2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër, por në fakt do të regjistrohej si ndër më të përgjakshmet e përballjes 45- vjeçare të Shkodrës me diktaturën komuniste.

Në sheshin para komitetit të PPSH- së së kohës, u tubuan nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme  “Jordan Misja”, të cilëve iu bashkuan edhe bashkëmoshatarë të “29 Nëntorit”.

Një protestë paqësore, në shenjë revolte për fitoren e PPSH- së me 31 mars 1991, zgjedhjet e para pluraliste pas pluripartitizmit të lejuar në Shqipëri, do të kthehej në masakër.

Ndërsa në Shkodër u përhap lajmi se policia dhe sampistët po dhunonin nxënësit, qindra iu drejtuan sheshit për të mbrojtur bijtë dhe bijat e tyre.

Forcat speciale të ardhura nga Tirana, por edhe të policisë lokale, nuk kursen jo vetëm goditjet, por edhe plumbat.

Ranë për të mos u harruar kurrë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka, ndërsa disa ditë më vonë, si pasojë e plagëve, ndërroi jetë edhe Nazmi Kryeziu. Mbi 80 persona të tjerë u plagosën nga plumbat apo u lënduan nga goditjet e forcave speciale dhe policisë.

 34 vite më pas, ngjarja vijon të përkujtohet me respekt të veçantë, teksa edhe pas mëse tre dekadave, familjarë të viktimave,  por edhe të tjerë, besojnë se ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, edhe pse ka patur edhe persona të dënuar me burg për “2 Prillin 1991”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.