2 vjet nga agresioni në Ukrainë, BE miraton paketën e 13-të me sanksione kundër Rusisë

Këshilli i BE-së miratoi të premten paketën e 13-të me masa ndëshkimore kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

106 individë dhe 88 entitete me prejardhje nga India, Sri-Lanka, Kina, Serbia, Kazakistani, Tajlanda dhe Turqia, që dyshohet se kanë ndihmuar Rusinë të kryejë agresionin e saj, u vendosën në listën e zezë.

Teksa kemi arritur pikën e trishtë dyvjeçare që kur Vladimir Putini nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Rusinë nën presion. Sot forcojmë më tej masat kufizuese kundër sektorëve të ushtrisë dhe mbrojtjes ruse, duke synuar edhe entitete në vende të treta, të cilat furnizojnë me pajisje, si edhe përgjegjës për deportimin ilegal dhe riedukimin ushtarak të fëmijëve ukrainas,” tha kreu i diplomacisë së BE-së, Xhosep Borrel (o. Josep Borrell).

Ndër personat me poste të larta renditet edhe ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, si edhe disa individë e kompani bjelloruse, të përfshirë në dërgimin e armatimeve drejt Rusisë.

Duke iu shtuar kufizimeve për eksportin e pajisjeve të veçanta, si ato që përdoren për dronët luftarakë, BE-ja ka vendosur të mos lejojë tregtimin drejt kompanive ruse të transformatorëve dhe induktorëve që përdoren për prodhimin e dronëve, si edhe të kondensatorëve prej alumini për qëllime ushtarake.

Ndërsa Rusia përpiqet të gjejë mënyra si t’i shpëtojë sanksioneve tona, Komisioni vazhdimisht rishikon masat në fuqi, duke vlerësuar mënyrën e zbatimit të tyre dhe zbulimin e ndonjë mangësie të mundshme. Fokusi tani është te zbatimi, veçanërisht ndaj shmangies së sanksioneve të BE-së përmes vendeve të treta,” thuhet në njoftimin e Komisionit Europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.