20 vite nga tragjedia e 9 Janarit / Familjarët kërkojnë drejtësi
Pa zbardhur tragjedinë e 9 janarit nuk mund të ketë drejtësi në vendin tonë. Me këtë mesazh i janë drejtuar shtetit shqiptar familjarët e 28 viktimave të 9 janarit 2004.
Prej 18 vitesh enden në dyert e drejtësisë pa marrë asnjë përgjigje.
Vitet e fundit çështja ka shkuar në SPAK, por sërish asnjë indicie për të hapur këtë çështje e për të zbardhur të vërtetën. Ndoc Bjeshka kërkon eshtrat e të birit.
28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi dhe për të arritur brigjet italiane. 21 burra, gra e fëmijë do të gjendeshin të vdekur nga një helikpter i NATOS paraditen e 10 janarit 2004, 7 të tjerë prej 20 vitesh janë ende të zhdukur, ndërsa 11 prej tyre përfshirë edhe skafistët arritën që të shpëtonin.