2000 biznese të mbyllura që nga pandemia – Kreu i BSPSH Shkodër: Rreth 220 biznese u mbyllën në vitin 2024
Që nga viti 2020, në kohën e pandemisë së Covid-19 deri në fund të vitit 2024 , në qarkun e Shkodrës kanë mbyllur aktivitetin, 2 mijë biznese.
Ndërkohë vetëm në vitin 2024 janë mbyllur rreth 220 të tilla.
Këtë gjë e bën të ditur Kreu i BSPSH Shkodër, Albert Tuka.
Kryesindikalisti Albert Tuka ka renditur disa nga arsyet që kanë çuar në mbylljen e këtyre bizneseve.
Rritja e numrit të bizneseve që mbyllen çdo vit ka rritur edhe përqindjen e papunësisë në Shkodër, bën të ditur BSPSH.