2023, gjysma e peshkut të zënë nga rezervatet

Në Shqipëri, fermat e peshkut janë zgjeruar me shpejtësi në dekadën e fundit. Vitin e kaluar ato kontribuan me gjysmën e sasisë së peshkut. 

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT totali i peshkut të kapur arriti mbi 19 mijë tonë. 47 për qind e sasisë ose mbi 9 mijë tonë ishte nga rezervati.

Në 8 vitet e fundit prodhimi i peshkut në rezervate është rritur ndjeshëm duke shkuar në mbi 9 mijë tonë në 2023 nga 3,2 mijë tonë në vitin 2016 ose 185 për qind më shumë.

Kultivimi i peshkut në rezervate mori hov vitet e fundit, nxitur nga zhvillimet pozitive te shtyra nga kërkesa në tregun vendas dhe integrimi i fermave në zinxhirët e eksportit.

Në vitin 2023 prodhimi i peshkut në rezervate arriti në 9,141 tonë me rritje 14 % në krahasim me vitin 2022. Fermat e mbarështimit të peshkut janë të përqendruara në zonën e Vlorës.

Administratorët e fermave të peshkut pohojnë se numri i lartë i turistëve ka rritur kërkesën për peshk nga restorantet, por gjithashtu kërkesa nga jashtë vendit është shtuar.

Pajisja me certifikatat e cilësisë ka bërë që shumë ferma të eksportojnë në vendet e BE. Eksporti i peshkut ka një vlerë më të lartë se prodhimet e tjera nga Shqipëria, kryesisht bujqësia. 

Zona bregdetare përgjatë gjithë territorit shqiptar ofron kushte të përshtatshme për vendosjen e peshkut dhe fermat e kulturës së molusqeve. Tetë laguna bregdetare prej rreth 10,000 ha ku më të rëndësishmet janë: Velipoja me 200 ha, Patoku me 480 ha, Vaini, Karavasta 3800 ha, Narta 2800 ha dhe Butrinti 1600 ha. Gjithashtu 103 liqene më të vegjël natyrorë janë potencial.

Sa i përket akuakulturës së peshkut detar, sistemi kryesor i prodhimit të tij bazohet në kulturën e kafazit lundrues detar. Shumica e rezervateve ndodhen në pjesën jugore të bregdetit shqiptar. Fushat kryesore ku zhvillohet ky aktivitet janë Vlora, Saranda dhe Himara sqaron Ministria e Bujqësisë. Në qarkun e Vlorës janë 31 objekte akuakulturë të autorizuara.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

11 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

11 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.