2024, deficiti buxhetor do të financohet i gjithi në tregun e brendshëm, por nuk përjashtohet dalja me një Eurobond të ri

Ministria e Financave dhe Ekonomise MFE

Ministria e Financave dhe Ekonomise MFE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) bën të ditur se në planin vjetor të huamarrjes për vitin 2024, deficiti vjetor do të financohet i gjithi nga huamarrja e brendshme dhe likuiditeti gjendje nga viti 2023. Megjithatë qeveria nuk e përjashton mundësinë e emetimit të një Eurbondi të ri në tregjet ndërkombëtare.

Sipas shifrave nga një deficit buxhetor i parashikuar prej rreth 61.3 miliardë lekësh, huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.6% të tij ose rreth 50 miliardë lekë. Huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative, ndërsa pjesa tjetër e deficitit parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.

Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2024 pritet të jetë rreth 378.6 mld lekë. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 52% të vlerës totale të emetimeve.

Muajt me vlerën më të lartë të emetimeve të reja do të jenë janari dhe shkurti, kjo edhe për faktin se muajt në fjalë kanë edhe vlerat më të mëdha të maturimeve të instrumenteve ekzistues të borxhit. Në janar dhe shkurt, MFE parashikon të realizojë pothuajse 30% të volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024.

( Sipas Monitor )

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.