Categories: LajmePolitikë

2024 “Viti i Pyjeve”, Kumbaro: 33 bashki në 8 vite asnjë plan menaxhimi dhe investimi në mjedis

Viti që sapo kemi nisur është shpallur nga qeveria si “Viti i Pyjeve” ku në fokus do të jetë jo vetëm mbrojtja dhe mbarështimi i pyjeve të reja, por edhe menaxhimi i mirë i tyre që do i shërbejë jo vetëm mjedisit dhe ekosistemit, por edhe ekonomisë dhe investimeve të reja.  

Aktivitetet e kalendarit kombëtar të ‘Vitit të Pyjeve” u prezantuan nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila tha se gjatë një monitorimi 2-vjeçar u vunë re disa problematika. Ministrja u shpreh se 33 bashki nuk kanë asnjë plan mbarështimi dhe investimi në pyjet që menaxhojnë, ndërsa vetëm 13 prej tyre janë raste inkurajuese ku përtej mbledhjes së fidanëve e kanë parë mjedisin si një zhvillim ekonomik me investime në fondin pyjor dhe kanë shfaqur aftësi menaxhimi të ekonomive pyjore.

“Kemi shpallur vitin e pyjeve 2024 si një temë të rëndësishme që nuk ka të bëjë vetëm me mjedisin, por është ekonomi, është e ardhme. Nuk është vetëm çështje mbledhje fidanësh, por objektivat janë pjesë e një programi të gjerë. Kemi dy vite monitorim të detajuar ku kemi parë problematika në secilin nga bashkitë. Në këto dy vite monitorimi shumë të detajuar që Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë në secilën nga bashkitë, fatkeqësisht, rreth 8 vite nga kalimi i pyjeve në administrimin e bashkive rreth tetë vite nga kalimi i pyjeve në administrimin e bashkive, dhe katër vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për Pyjet, na rezulton se më shumë se  gjysma,  pra  33  bashki  nuk  kanë  asnjë  Plan Mbarështimi.

Ka  bashki  që  gjatë  gjithë  periudhës  8  vjeçare  që  administrojnë pyjet,  nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në fondin pyjor. Dua të veçoj modelin e bashkisë së Tiranës që ka investuar gradualisht çdo vit në planet e mbarështimit sipas prioriteteve të planeve të mbarështimit dhe duke i vënë burimet njerëzore në funksion të këtyre prioriteteve. E dyta bashki me performancë më të mirë është bashkia e Elbasanit e ndjekur më pas nga Korça, Përrenjasi, Kukësi, Devolli, Librazhi, Poliçani, Vau Dejës, Gramshi, Patosi”, tha Kumbaro.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili vendosi theksin te rritja e aftësive menaxhuese dhe bashkëpunimi i bashkive si dhe angazhimi i tyre me burme njerëzore dhe ekonomike.

“Duhen mbështetur bashkitë që tregojnë se angazhohen me burime njerëzore dhe financiare dhe të mbështesim ata që e kanë vullnetin të bëjnë ndryshimin krahasuar me ata që nuk e vënë “ujin në zjarr”.  Problemi tjetër që duhet të adresojmë bashkërisht është bashkërendimi më i madh I punës mes bashkive në çështjet e administrimit të ekonomive pyjore, duke pasur më shumë koordinim me njëra-tjetrën”, u shpreh Mazniku.

Përveç aktiviteteve pyllëzuese, Kalendari Kombëtar i Vitit të Pyjeve, përfshin edhe aktivitete në ditët mjedisore, aktivitete edukuese me shkollat, projekte në kuadër të pyjeve që nga ngritja e sistemit të monitorimit e deri tek pajisja me mjete për mbrojtjen nga zjarret.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

13 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

13 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

13 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

13 hours ago

This website uses cookies.