21 janari -Dumani: Do regjistrojmë procedim penal, detyrim nga Gjykata e Lartë
SPAK do të regjistroje procedim penal për çështjen e 21 janarit. Këtë e bëri të ditur kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një diskutimi me gazetarë, ku tha se ky procedim penal është detyrim që vjen nga vendimi i Gjykatës së Lartë.
“Gjykata e Lartë na ka detyruar të regjistrojmë procedimin penal dhe ne do ta regjistrojmë aspo të sillen aktet në prokurori”, tha Dumani.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë në mars të 2024, u vendos që SPAK të regjistrojë procedimin penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 protestuesve në bulevardin “Dwshmorwt e Kombit”
Sa i përket çështjes Partizani, ku ndodhet në “arrest shtëpie” ish kryeministri Sali Berisha, Dumani shtoi se është bërë hetim pasuror për këtë çështje.
SPAK ka në dorë disa nga çështjet më të nxehta në vend që po hetohen, ku pas hekurave janë vënë zyrtarë e ish zyrtarë. Inceneratorët, ku aktualisht i përfshirë në të rezulton edhe ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Dumani thotë se janë në pritje nga autoritete zvicerane.
“Ne kemi procedime për inceneratorët dhe deklarata e bëra nga Arben Ahmetaj janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve. Gjithashtu jemi në kontakt me autoritete zvicerane lidhur me çështjen e Ahmetajt”, tha Dumani.
Sa për ekstradimet nga Dubai për emrat e njohur të krimit që fshihen atje, Dumani u shpreh për gazetarët se “kemi informacione që disa prej tyre ndodhen aty dhe kemi firmosur urdhër arreste ndërkombëtare.”
Lidhur me hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, dosja Xibraka apo dosja 5D, Dumani tha se janë ende nënë hetim dhe nuk mund të bëjë komente.