Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklarajojë në studion e “3D” se nëse dosja do të ishte e plotë me të gjitha hetimet, që ndonjëherë janë të papërsëritshme nga momenti që kryet vepra penale, ne mund të kishim shpresa për të zbardhur ngjarjen e 21 Janarit.
“Aktualisht ne kemi vetëm shpresa nga një plumb, të ndjerit Aleks Nikës”, u shpreh Karamuço.
Për sa i përket të ndjerit Deda, ka marr pafajësi qitësi i gardës, Llupo.
Por përveç kësaj, tha eksperti i kriminalistikës, kemi dhe gjashtë persona të tjerë të plagosur , madje kemi dhe kolegun tonë Fatos Mahmutaj, të cilat kërkojnë autor dhe duhet të zbardhet kjo ngjarje.
Por sipas tij, çështja nuk u zbardh sepse sipas tij, u krijua ai muri blu, sikurse u shpreh ai, që të gjithë dëshmitarët dhe të thirrurit në Prokurori kishin të njëjtën deklaratë.“Ishim 11 kamera jashtë funksionit, nuk u morën të gjitha armët sepse ka pasur qitje dhe nga tarraca dhe janë konfirmuar rastet e manipulimit të armëve në ngjarjen e 21 janarit”, deklaroi ai në studion e “3D”.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.