Categories: LajmePolitikë

21 janari, Rama: Strasburgu dha shpresë në errësirën e plotë të drejtësisë! Prokuroria e Tiranës, gjymtyrë që përpëlitet paturpësisht

Në përvjetorin e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues, për të cilët ende nuk ka drejtësi, kryeministri Edi Rama tha se falë vendimit të gjykatës së Strasburgut, më në fund ka pak dritë dhe shpresë në “errësirën e drejtësisë për 13 vite me radhë”.

Cilësimi e vrasjes së protestuesve krim shtetëror nga drejtësia europaine, për Ramën është hapi kryesor që po i jep forcë drejtësisë se re shqiptare ta hetojë deri në fund këtë ngjarje.

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës si një “kurriz pa shtyllë dhe gjymtyrë e drejtësisë” që përpëlitet prej vitesh pa hetuar këtë krim shtetëror.

“Ka ende pa shpresë në errësirën e plotë të tunelit të kërkimit të drejtësisë gjatë gjithë këtyre vite. Sot ndryshe nga herët e tjera ne jemi së bashku jo vetëm për të përkujtuar , por për të thënë se ka më në fund jo vetëm fije shpresë por edhe pakëz dritë. Fjalët e shpresës sonë sot nuk dalin vetëm nga dëshira për të mos iu dorëzuar errësirës mbytës të sistemit të vjetër të drejtësisë, por edhe nga shenjat reale të zgjimit të drejtësisë edhe për 21 janarin. Njëra shenjë e këtij zgjidhmi është e drejtpërdrejtë, vendimi kuptimplotë i Gjykatës së Drejtave të Njeriut që e cilëson 21 janarin si krim shtetëror të pahetuar. Duke u bërë i pamundur të lexohet në dy kuptime.

Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është edhe veprimtaria e SPAK duke hyrë në fazë të re dhe duke thyer akullin e shtresëzuar mes shtetit shqiptar dhe drejtësisë prej mbi 100 vite.  Po japim prova inkurajuese që drejtësia në këtë vend është e kundër, ndërkohë që gjymtyrë të tjera të drejtësisë vijojnë të përpëliten ose vazhdojnë të flenë paturpësisht mbi dosjet e zverdhura të krimeve shekullore. Prokuroria e Gjyqësorit të Tiranës është një nga këto gjymtyrë. Si është e mundur të kalojnë vite, ndërkohë gjymtyrë të tjera të e shohin prej vitesh këtë zvarritje krejt të pajustifikueshme dhe të mos bëjnë asgjë.

21 janari është sa një nevojë për drejtësi lidhur me një krim shtetëror, aq edhe një motiv dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë si garantë politikë të reformës në drejtësi. Shqipëria është në një sfidë të hapur kombëtare mes të shkuarës dhe padrejtësisë dhe të ardhmes si një shtet i së drejtës.

Më 27 shkurt do të marrim vesh kalimin e dosjes nga kurrizi i pashtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar krejt ca është shkruar qartë si drita e diellit në vendimin e saj gjykate dhe për ta çuar rezultatin e  atij hetimi në duart e Gjykatës”, tha Rama.

Në kuadër të përkujtimit të 13 vjetorit të 21 janarit, qeverisa zhvilloi edhe një parakalim bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me familjarët e 4 viktimave.  Pak kohë më parë edhe gjykata e Strasburgut i ka quajtur vrasjet, krim shtetëror, gjë që ka sjellë “lëvizje të drejtësisë” në vendin tonë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

10 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

10 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

10 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

10 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

10 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

10 hours ago

This website uses cookies.