“21 Janari”- Thirret në SPAK, Agron Kuliçaj

Ish-zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur sot në mjediset e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve paraprake, Agron Kuliçaj ndodhet në Prokurorinë e Posaçme që prej orës 10:00.

Ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen tragjike të 21 janarit, 2011 ku mbetën të vrarë 4 qytetarë gjatë protestës së opozitës socialiste të asaj kohe ndaj pushtetit të Sali Berishës.

Në periudhën kur ndodhi ngjarja, Kuliçaj ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku ka pasur për detyrë marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkaq, një ditë më parë në SPAK u paraqit ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, i cili gjithashtu u pyet për “21 Janarin”.

Në atë kohë, Burgaj u akuzua nga opozita se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria.

Nga ana e tij, Burgaj tha se ka zbatuar ligjin dhe urdhër-arrestet. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë urdhër që të reagonte.

Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhër-arrestet. Asnjë urdhër nuk kemi patur për të reaguar. Policia si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e saj ka duruar dhunë në ekstrem dhe nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve”, tha Burgaj.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton dosjen e 21 janarit, pas vendimit të gjykatës së Strasburgut gjykoi se vrasja e 4 protestuesve ishte krim shtetëror.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.