22-23 nëntor Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës, Rama: Zemrat kuqezi të diasporës rimblidhen me arbëreshët
Zhvillohet të mërkurën (22 nëntor) Dita Arbëreshe dhe të enjten (23 nëntor) Samiti i tretë i Diasporës në Tiranë.
Dita Arbëreshe do të mbledhë në Tiranë përfaqësues e figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian për të diskutuar në panele, të cilat fillojnë mëngjesin e datës 22 nëntor e për të vijuar me sesionin plenar që nis në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve.
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
“Krenar që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Ejani ta kthejmë këtë ditë në një projekt konkret për të ardhmen e dëshiruar të shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “zemrat kuqezi të diasporës rimblidhen këtë herë me arbëreshët në qendër, për t’u mikpritur nga yjet si, Ardit Gjebrea, Ndriçim Xhepa, Elsa Lila, Luiza Gega, Elhaida Dani bashkë me artistët e “Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Samiti i tretë i Diasporës do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
Në Seancën Plenare të Samitit do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe bashkatdhetarë nga diaspora.