Categories: LajmeLajme nga Vendi

22-23 nëntor, Samiti i tretë i Diasporës shqiptare, Hysa: Sfidat janë të mëdha për gjuhën shqipe

Samiti i tretë i Diasporës do të zhvillohet më 22-23 nëntor në Tiranë, ndërsa drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa ka dhënë detaje nga organizimi në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Ajo u shpreh se edhe pse janë realizuar marrëveshje të rëndësishme për diasporën sërish ka ende shumë problematika që duhen adresuar. Hysa u ndal te gjuha shqipe, teksa tha se ndodhemi përballë një emergjence për ruajtjen e saj.

 “Ka mbi 5 vite që po punohet intensivisht qe diaspora të jetë e pranishme në jetë tonë,  me ide dhe me hartim politikash, por edhe në formë konkrete dhe këtë do ta dëshmojë edhe ky Samit, ky do të flitet në mënyrë të diferencuar qoftë por arsimin, për sipërmarrjen, turizmin, arsimin, kudo ku diaspora mund të kontribuojë. Sfidat janë të shumta dhe duhet të kuptojmë që në diasporë kemi rreth 400 mijë fëmijë që duhet të jenë të regjistruar në shkollat shqipe, por janë të regjistruar vetëm 30 mijë. Kjo do të thotë se jemi përballë një emergjence të rëndësishme kombëtare për ruajtjen e gjuhës shqipe. Vendet më shqetësuese janë Italia dhe Greqia ku kemi një numër të madh emigrantësh, gjuha shqipe nuk është me zgjedhje. Sfidat janë të mëdha, të shumta për gjuhën shqipe. Por jemi në një fazë fatlume që jemi në dy vende me gjuhën shqipe zyrtare”, u shpreh Hysa.

Akademiku Arben Merkoçi tha se ka shumë mënyrë për të kontribuar në Shqipëri edhe pa qenë nevoja të jesh fizikisht prezent, falë zhvillimit të teknologjisë. Ai e vlerësoi Samitin si një mundësi për t’u takuar me kolegë shqiptarë në të gjithë botën dhe për të diskutuar për mundësi bashkëpunimi.

E konsideroj si diçka shumë të bukur sepse takohesh me kolegë shqiptar në të gjithë botën dhe i transmetojmë njëri-tjetrit mënyrat për të bashkëpunuar. Sot me teknologjinë e informacionit nuk është nevoja të jesh në Shqipëri, por mund të kontribuosh për Shqipërinë aty ku je sepse mundësi ka shumë”, deklaroi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Genc Barkiçi në “Histori Sportive” – Mjeshtër ndërkombëtar në peshëngritje: 13 tituj, 40 rekorde, 250 medalje

Emisioni “Histori Sportive” që transmetohet si zakonisht, çdo të premte në ekranin e RTSH Shkodra,…

41 seconds ago

“Abissnet Superiore” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit ndryshon oraret e takimeve, ja kur luhet Vllaznia-Partizani

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar oraret e takimeve të javës së 28-të. Ndryshimet janë…

20 minutes ago

Marsi kuqezi, 12 ndeshje të programuara për ekipet kombëtare

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha…

22 minutes ago

“Shkodra Elektronike” nga fitorja në Festivalin e Këngës deri në Eurovizion 2025

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë dyshja e "Shkodrës Elektronike", të cilët do të përfaqësojë…

24 minutes ago

Përplasja me Trump në Zyrën Ovale, ukrainasit mbështesin Zelenskin

Pak minuta pasi takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump…

26 minutes ago

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë

Sot, më 1 mars, ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët…

28 minutes ago

This website uses cookies.