23 lojtarë nën urdhërat e Silvinjos

Kombëtarja është stërvitur pothuaj e plotë përpara nisjes për në Austri, ku do të vijojë përgatitjet, deri në grumbullimin në Gjermani, për Euro 2024. 23 futbollistë kanë qenë nën urdhërat e teknikut Sylvinho, që ka lejuar 15 minuta të hapura për median, përpara se të merret me taktikat, në këndvështrimin e dy miqësoreve të fillimit të qershorit kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbaixhanit.

Gjimshiti, Seferi dhe Abrashi janë të vetmit që kanë munguar e për shkak të impenjimeve me skuadrat e tyre do të bashkohen me grupin në Graz. Për të kompletuar lojtarët, tekniku brazilian ka thirrur Maksutin dhe Alivodën nga përfaqësuesja Shpresa, për tu stërvitur me ekipin e parë.

Të premten pasdite skuadra do të udhëtojë drejt Austrisë, ku do të vijojë stërvitjen për dy ndeshjet që do të luhen në fakt në Hungari, por vetëm 1 orë e 30 minuta larg Grazit. Kuqezinjtë do të luajnë në 3 qershor kundër Lihtenshtejnit dhe në 7 qershor kundër Azerbaixhanit, ndërsa në datën 8 qershor do të nisen drejt Dortmundit, në rezidencën gjermane të ditëve të Europianit.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë kundër kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, të dytën kundër të tretëve në Botërorin e Katarit Kroacisë dhe ndeshjen e fundit kundër Spanjës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.