23 nëpunës të rinj i janë bashkuar shërbimit civil si pjesë e projektit “Young Cells Albania” (“Qelizat e reja”) i financuar nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar në rritjen e transparencës dhe efikasitetit të Administratës Publike.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e konsideroi zhvillimin dhe aftësimin e nëpunësve civilë si “shtyllë kurrizore” për shtetin, pasi shërbimi civil është “makineria” që çon para reformat dhe përparësitë e një vendi.
Projekti “Young Cells Albania”, tha ambasadori Gonzato, shërben pikërisht për rritjen e nivelit të lartë dhe profesionistë të nëpunësve të rinj civilë, që do të ndihmojnë në arritjen e standardeve si ato të BE-së duke lehtësuar dhe ndihmuar procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane.
“Administrata publike është sektor kyç, pasi është makineria përmes të cilës përparësitë e një vendi zbatohen dhe shërbimi civil është shtylla kurrizore e një shteti. Duhet ndërgjegjësim se sa i rëndësishëm është roli i administratës civile, pasi ndonjëherë roli i nëpunësit civil nënvlerësohet ku kushtet e punës dhe pagat nuk pasurojnë rolin e rëndësinë e tyre të vërtetë. Ajo që ne ju premtojmë është se do të kemi një fuqizim të rolit tuaj, pasi jeni ju që operonin qëllimet kryesore si për njerëzit dhe për bizneset si dhe jepni një kontribut të madh në përafrimin e standardeve për integrimin në BE. Roli juaj është i kyç për të garantuar përdorimin e plotë dhe efektiv të fondeve të BE. Kemi punuar ngushte me Shqipërinë për të modernizuar administratën dhe kemi arritur një progres të rëndësishëm ku kemi modernizuar procedurat e rekrutimit që janë më transparente dhe ndërtimi i kapaciteteve të nëpunësve civile”, tha Gonzato.
Përafrimi i kuadrit ligjor me atë të BE lidhur me administratën publike, për ambasadorin Gonzato ka disa sfida që duhen adresuar sa më parë. Rritja e llogaridhënies, plotësimi i kuadrit ligjor në administratën publike, rritja e transparencës në rekrutimin e nëpunësve të rinj dhe lehtësimi i vendimeve të gjykatave në raste largimit nga puna janë pikat që duhet të fokusohen autoritetet shqiptare.
“Sfidat që kemi para janë sigurimi i zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave të prokurorimit të drejta dhe transparente dhe sigurimi i kushteve për të tërhequr rekrutime në administratë. Administrata publike duhet të ketë një kuadër të qartë ligjor, ku së pari duhet të përfundojë reforma në administratën publike dhe qartësimi i procedurave të rekrutimit të niveleve të larta të nëpunësve civilë duke u bërë më transparente dhe se dyti lehtësimin e vendimeve të gjykatave në raste largimit nga puna. Së treti të kemi një rritje të kuadrit të llogaridhënies për administratën publike. Na duhet të investojmë që në të ardhmen të investojmë më shumë në nëpunësit e shërbimit civil si një mënyrë për të trajtuar sfidat dhe ja pse ky projekt është përqendruar në zhvillimin e kapaciteteve të reja”, tha Gonzato.
Në fund ambasadori shtoi se ky projekt zhvillimi “nuk është përqendruar vetëm në aftësimin e administratës qendrore në Tiranë por edhe te bashkitë, pasi edhe në nivel lokal zbatimi standardeve si në BE është i rëndësishëm”.
Projekti Young Cells Albania kishte në fokus mbështetjen e reformës në shërbimin civil nëpërmjet zbatimit të një Skeme Profesionistësh të Rinj duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi profesional, të pavarur dhe të bazuar në merita të rekrutimit dhe trajnimit, në përputhje me standardet evropiane.
Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…
Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…
Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…
Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…
DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…
This website uses cookies.