23 vite traditë produktesh cilësore/Ministrja Anila Denaj promovon bujtinën në Malësi të Madhe
Zona e Këlmendit mbetet një ndër zonat më atraktive në veri të vendit.
Turistë të shumtë po i vizitojnë fshatrat e kësaj zone, ku në Vermosh janë ndërtuar disa bujtina që mirëpresin vizitorë te shumtë gjatë gjithë vitit
Bujtina “Frati” në Vermosh prej 23 vitesh ka krijuar një traditë të pasur në ofrimin e produkteve cilësore “Made in Albania”, duke sjellë ushqime të freskëta nga ferma në tavolinë.Pëllumbaj tregon se bujtina “Frati” është e para bujtinë në Veri të Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përcolli pamje të bujtinës, dhe bukurive të kësaj zone