233 mln euro në 3 muaj, emigrantët dërgojnë 58 mln euro më shumë se një vit më parë

emigrantet

emigrantet

Dërgesat e emigrantëve në tremujorin e tretë të këtij viti kanë arritur në vlerën 233 milionë euro që është shifra më e lartë e dërguar në sezonin veror që prej vitit 2008 kur janë raportimet e para të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë në total brenda 9 muajve të parë të vitit 2023, emigrantët kanë sjellë 677 milionë euro, ose rreth 58 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre t’i sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.

Vetë qytetarët shprehen se pa të ardhurat shtesë që i vijnë nga familjarët e tyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit nuk ia dalin dot.

Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.