24 nëpunës civilë nisin trajnimin në Kolegjin e Evropës, Hasani-Mogerini: Afron rajonin më pranë BE-së

Kolegji i Evropës në Tiranë ka hapur dyert duke pritur 24 nëpunësit e parë të shërbimit civil nga i gjithë Ballkanin Perëndimor. Nëpunësit e rinj do të jenë pjesë e trajnimit “Çështjet Evropiane dhe Bashkëpunimi Rajonal”. Trajnimi do të fokusohet mbi integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal, i cili do të mbahet në Tiranë, Bruksel dhe Hagë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se ky trajnim 2-javor është i pari që do të krijojë profesionistë jo vetëm për BE por do të forcojë edhe më shumë lidhjet mes vendeve të rajonit dhe do të përshpejtojë integrimin e vendeve në familjen evropiane.

“Disa javë më parë ne festuam Ditën e Evropës dhe ja ku jemi sërish këtu sot për të mirëpritur iniciativën e Kolegjit të Evropës, e mbështetur nga Holanda për organizmin e një programi të BE-së lidhur me nëpunësit e shërbimit civil nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Kjo iniciativë e ka pasur nismën e saj në 2022 që të sillnim Kolegjin e  Evropës këtu. Sot me këtë program dhe fillimin e kursit të parë të këtyre studimeve keni dhënë kontribut të madh në atë ardhmen e këtij rajoni. Pa mbështetjen e BE kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranës nuk do të kishte parë dritën e krijimit. Kjo iniciativë do të shënojë një udhëtim tuaj profesional në bashkëpunimin rajonal dhe me BE, do të jeni të parët në rajon si profesionalistë të BE dhe do të forconi këtë rrejt për të gjithë Ballkanin”, tha Hasani.

Edhe Rektorja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Federica Mogherini tha se trajnimi ka në fokus jo vetëm lidhjen e vendeve të rajonit por edhe përgatitjen e administratës me standardet e BE.

“Ky trajnim që po zhvillohet në Kolegjin e Evropës në Tiranë po kryhet edhe falë mbështetjes së Mbretërisë së Holandës. Është nder për mua që fillojmë këtë trajnim 2 javor në Ministrinë e Jashtme. Është e rëndësishme dhe një investimi i lartë  institucional dhe politik që Shqipëria po bën jo vetëm për Kolegjin e Evropës, por dhe për diversitetin e iniciativave dhe programeve që do të sjellë ky kolegj. Kjo frymë nuk do jetë vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin që do i shërbejë integrimit të këtyre vendeve. Shpresoj që ky të jetë një prej kurseve të shumta që të organizohen të realizuara specifikisht për nëpunësit civil, administratën për përafrimin me standardet e BE. Të përgatisim terrenin e gjithë rajonit për në BE”, u shpreh Mogherini.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

6 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

6 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

6 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

6 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

6 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

6 hours ago

This website uses cookies.