25 makina retro në Shkodër – Pjesëmarrësit e këtij turi, janë pritur nga kryebashkiaku Benet Beci
25 makina retro, pjesë e turit global “Rally Globe”, kanë qënë pjesë e Shkodrës mbrëmjen e së martës.
Ato janë vendosur pranë pedonales para Bashkisë Shkodër duke ngjallur edhe interesin e qytetarëve të Shkodrës.
Pjesmarrësit e këtij turi janë pritur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili I ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve.
Mark Appleton, një nga organizatorët në intervisten e tij dhënë për mediat u shpreh se ndjehet i kënaqur që është në Shkodër.
“Rally Vintage” pjesë e “global rally”, janë nisur nga Salsburgu në Austri, për të përfunduar turin e tyre në Athinë në Greqi.
Qyteti i Shkodrës është zgjedhur nga organizatorët si pjese e këtij turi, për shkak edhe të vemendjes që ka marrë vitet e fundit në numrin e madh të vizitorëve të huaj ,por edhe resursve natyrore që ofron.