25 milionë euro eksportet e vajit të ullirit, rritje vjetore 665%

ulliu

ulliu

Të ardhurat nga eksportet e vajit të ullirit, këtë vit u shndërruan në një burim të mirë fitimi për fermerët kultivues, përpunuesit e vajit të ullirit dhe ekonominë e vendit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë eurove në 8-mujorin 2023, me rritje vjetore 665%.

Falë angazhimit të MBZHR në bashkëpunim edhe me donatorët dhe komunitetin e agrobiznesit në vend, janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit kryesisht në tregun italian dhe europian.

Vijimësia e eksportit edhe këtë sezon do të orientohet nga investimet për rritjen e kapaciteteve të magazinimit, selektimit të prodhimit dhe rritjen e cilësisë së prodhimit, për të cilën po punohet intensivisht nga autoritetet me aktorët e linjës.

“Ciklet e prodhimit dhe të trajtimit të ullishteve janë rritur vitet e fundit, por mungojnë investimet në kapacitetet magazinuese. Fabrikat zakonisht e përpunojnë ullirin në favor të fermerëve kundrejt një tarife dhe nuk kanë tankera inoksi për ruajtjen e vajit në kushte optimale. Duke qene se mungojnë linjat profesionale të magazinimit dhe ruajtjes, vaji i ullirit u shit me çmime shumë më të ulëta se i vendeve të tjera”, shprehen ekspertët e fushës, të cilët theksojnë se pikërisht në këto drejtime po punohet fort.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 355 lekë. Gjithsej u eksportuan 7500 tonë vaj me një vlerë rreth 26 miliardë lekë në janar-gusht 2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.