25 raste të reja me kancer gjiri/ Mjekja Onkologe: Mungon ndërgjegjësimi i femrave për tu ekzaminuar
Në qarkun e Lezhës janë diagnostikuar gjatë këtij viti 25 raste të reja me kancer gjiri, por numri mund të jetë më i lartë pasi ende nuk kanë dalë përgjigjet e ekzaminimeve të shumta të kryera në dy javët e para të muajit tetor.
Sipas mjekes Onkologe Bardha Gjoni mosha e femrave të prekura nga kjo sëmundje është mbi 40-vjeç, ndërsa përgjatë viteve ka patur edhe meshkuj të diagnostikuar me kancer gjiri.Problem për bluzat e bardha mbetet mungesa e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për ekzaminime më të shpeshta.Përgjatë tetorit rozë në Lezhë po zhvillohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, si dhe është vënë në dispozicion mamografia e lëvizshme kryesisht për gratë në zonat rurale.