25 vjet nga masakra e Reçakut, krimi kundër njerëzimit që tronditi botën

30110a5c948a4ff3a708b71c3acea483

30110a5c948a4ff3a708b71c3acea483

Dita e sotme (15 janar) shënon 25 vite nga masakra e Reçakut. Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm.

Ndërsa Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe e bëri që të kemi ndërhyrjen e NATO-s.

Skenat e tmerrshme të vitit 1999, u bënë jehonë në mediat ndërkombëtare, çka ndikoi në mobilizimin e opinionit publik. Kësisoj, falë publikimit të kësaj masakre dhe ndërhyrjes së qendrave vendimmarrëse në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjenocidi i Serbisë mori fund njëherë e përgjithmonë.

Për këtë fund të krimeve të renda nga Serbia për vrasjen 45 shqiptarëve të pafajshëm, në këtë fshat, Kuvendi i Kosovës shpalli 15 janarin si Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 25 vjet më parë në fshatin Reçak.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.